Alisson Becker është në vitin e fundit të kontratës me Liverpool-in, dhe gjasat që ai të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit janë të mëdha, pavarësisht dëshirës së portierit brazilian për të rinovuar kontratën.
Liverpool shqyrton tre emra
Sipas medieve pranë klubit të kuq, drejtuesit e Liverpool po shqyrtojnë momentalisht tre emra për të gjetur pasuesin e denjë për Alisson Becker.
Emri i parë në listë është ai i portugezit të Porto-s, Diogo Costa, një portier tashmë i provuar dhe në kulmin e karrierës së tij. Lojtari 27-vjeçar është nën kontratë me Porto-n deri në vitin 2030 dhe ka një klauzolë largimi prej 65 milionë eurosh.
Dy emra nga Premier League
Dy emrat e tjerë janë aktualisht pjesë e Premier League dhe po bëjnë një sezon të mirë deri tani. Bëhet fjalë për holandezin e Brighton, Bart Verbruggen, dhe japonezin Sion Suzuki, i transferuar vetëm verën e fundit te Aston Villa.
Burimi: telesport.al










