Posta e Kosovës, nëpërmjet Filatelisë dhe në bashkëpunim me Radio Televizionin e Kosovës (RTK), ka lëshuar një pullë postare të posaçme kushtuar festivalit muzikor “Akordet e Kosovës”, duke vlerësuar kështu rikthimin e një prej ngjarjeve të rëndësishme të muzikës shqiptare.
Pulla u prezantua gjatë natës së parë të festivalit, në prani të artistëve, të ftuarve dhe një publiku të gjerë, ndërsa ceremonia u ndoq edhe përmes transmetimit të drejtpërdrejtë në RTK.
Emissioni filatelik dhe qëllimi i botimit
Emisioni filatelik përfshin pullën postare dhe zarfin e Ditës së Parë, të cilët dokumentojnë dhe nderonin historinë e festivalit, si dhe kontributin e tij në jetën muzikore e kulturore të Kosovës.
Me anë të këtij botimi, Posta e Kosovës synon të promovojë historinë, identitetin dhe trashëgiminë muzikore të vendit edhe përtej kufijve.
Në këtë rast, Posta e Kosovës falënderoi RTK-në për bashkëpunimin dhe uroi sukses organizatorët e artistët, duke i ftuar qytetarët, koleksionistët dhe bizneset ta përfshijnë këtë pullë në koleksionet e tyre./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










