Me rastin e Ditës së Flamurit, Filharmonia e Kosovës njoftoi se më 28 nëntor do të mbahet një koncert me këngë shqipe, ku do të interpretohen vepra nga Orkestra Harkore dhe solistë të ftuar.
Koha dhe vendi i koncertit
Koncerti do të zhvillohet të shtunën, nga ora 18:00, në Atelienë e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, nën drejtimin e dirigjentit Edon Ramadani.
Solistët e programit
Në program do të interpretojnë sopranot Zana Abazi Ramadani, Arta Jashari dhe Elonë Sadiku, si dhe flautistja Zanë Abazi./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










