Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Hoxha viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano

Hoxha viziton Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano
Foto: ata.gov.al

TIRANË, 24 nëntor/ATSH/ Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, vizitoi Bazilikën e Zojës së Këshillit të Mirë në Genazzano të Italisë, gjatë vizitës së tij në Selinë e Shenjtë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëri me dije se kjo bazilikë përfaqëson një vend me lidhje të veçanta historike dhe kulturore me Shqipërinë.

Sipas traditës, figura e Zojës së Këshillit të Mirë, e njohur edhe si Zoja e Shkodrës, mbërriti në Genazzano nga Shkodra në vitin 1467, duke u bërë me kalimin e shekujve pjesë e një trashëgimie të përbashkët mes dy brigjeve të Adriatikut.

Lidhjet historike dhe kulturore

Vizita e ministrit Hoxha theksoi lidhjet e hershme historike, kulturore dhe njerëzore mes Shqipërisë dhe Italisë, si dhe marrëdhëniet e veçanta që vendi ynë ruan me Selinë e Shenjtë.

/gj.m/a.f/

Burimi: ata.gov.al

Të fundit Të gjitha