Në prag të përballjes mes PSG-së dhe Romës, ish-kapiteni i verdhekuqve dhe ish-lojtar i PSG-së për një sezon, Alessandro Florenzi, mendon se nëse kryeqytetasit duan të fitojnë titullin në Serie A, duhet të heqin dorë nga Champions League. Florenzi i referohet këtu titullit që fitoi Milan në sezonin 2022.
Champions League si pengesë për titullin
“Mendoj se shumëçka varet nga Champions League. Mund të më quani të çmendur, por nëse Roma do të eliminohej nga ky kompeticion në janar, nuk do të zhgënjehesha shumë. E them këtë sepse e kam përjetuar vetë: te Milani, ne e fituam titullin pikërisht sepse u eliminuam nga Champions League.
Lodhja fizike dhe mendore
Është një kompeticion që të lodh shumë, si fizikisht ashtu edhe mendërisht, për shkak të stresit dhe udhëtimeve. Eliminimi nuk është kurrë diçka e këndshme, por nëse atë energji e kanalizon më pas në kampionat, kjo të ndihmon”, tha Florenzi.
Burimi: telesport.al










