Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

SHBA vonon dorëzimin e sistemeve Patriot për Ukrainën

SHBA vonon dorëzimin e sistemeve Patriot për Ukrainën
Foto: euronews.al

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka vonuar dorëzimin e 60 sistemeve të mbrojtjes ajrore të tipit „Patriot“ për Ukrainën.

Ngarkesa e bllokuar përfshin interceptues të avancuar të llojit „PAC-3“, që janë mburoja kryesore e Kievit ndaj raketave balistike, dhe rreth 20 copë të llojit më të vjetër „PAC-2“.

Rregullat e eksportit dhe pengesat diplomatike

Edhe pse aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paguar për armatimet dhe një pjesë e raketave ndodhen në stoqet evropiane, rregullat amerikane të eksportit kërkojnë një leje të posaçme nga Uashingtoni përpara se çdo armë amerikane të transferohet apo rieksportohet.

Sipas „Financial Times“, Ukraina do t’i merrte armatimet në fjalë në shtator, si dhe më 10 tetor dhe 10 nëntor, të cilat do të pasoheshin nga një tjetër ngarkesë e planifikuar për 12 dhjetor. Deri tani, asnjë nga ngarkesat nuk ka mbërritur në destinacion.

Vonesat vijnë teksa aktet armiqësore mes Rusisë dhe Ukrainës kanë ngritur shqetësimin se konflikti mund të zhvendoset edhe në Mesdhe, pasi Kievi sulmoi në ditët e fundit anijet ruse në ujërat e Libisë.

Presioni ushtarak dhe thirrjet e Zelenskyt

Që atëherë, forcat ruse kanë intensifikuar bombardimet, duke bërë që në radhët e ukrainasve të rritet frika se pa sistemet interceptuese „Patriot“, qytetet kryesore të vendit do të jenë të cenueshme ndaj sulmeve ruse.

Në një video-konferencë, presidenti Volodymyr Zelensky i bëri thirrje Uashingtonit që të zhbllokojë municionet e paguara, përpara se të paralajmëronte natën mes së hënës dhe së martës se inteligjenca ukrainase kishte konstatuar se pala ruse po përgatiste një fushatë të re sulmesh.

Kievi ka qenë në pritje edhe për lejen e Pentagonit për të prodhuar interceptues „Patriot“ në territorin ukrainas, një lëvizje që Donald Trump e premtoi që në korrik, por që nuk është materializuar ende.

Gjithashtu, në Kiev është rritur shqetësimi se administrata Trump po e përdor çështjen e armatimeve kritike si mjet diplomatik.

Burimi: euronews.al

Të fundit Të gjitha