Filharmonia e Kosovës do të mbajë nesër, më 14 nëntor 2026, koncertin e radhës, me një program kushtuar krijimtarisë së kompozitorit të njohur rus Pyotr I. Tçajkovski.
Programi i koncertit
Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë “Koncertin për violinë dhe orkestër”, me solisten, violinisten Julia Smirnova, si dhe “Simfoninë nr. 4” të Tçajkovskit.
Vendi dhe orari
Koncerti do të mbahet në Qendrën “Bogdani Polis”, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










