Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Përparim Rama sot në Prokurorinë Speciale për projektin Arkitekti i Kryeqytetit

Përparim Rama sot në Prokurorinë Speciale për projektin Arkitekti i Kryeqytetit
Foto: reporteri.al

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, do të merret në pyetje sot nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si i dyshuar për projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Paraqitja në Prokurorinë Speciale

Sipas asaj që raporton Gazeta Nacionale, Rama pritet të shkojë në prokurori rreth orës 13:00, sipas Insajderit.

Dyshimet për këtë projekt kanë të bëjnë me procedurat e prokurimit publik, me kontratën me vlerë 12 milionë euro, si dhe me pretendimet për manipulim të stafit dhe për konflikt interesi.

Kritikat ndaj projektit

Projekti, i nisur nga Komuna e Prishtinës nën drejtimin e Ramës, ka qenë vazhdimisht në qendër të kritikave.

Marrja në pyetje vjen disa ditë pasi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, kishte paralajmëruar një arrestim të mundshëm të Ramës, duke shkruar në Facebook: “Përparim Rama… tik tak, tik tak…”.

Burimi: insajderi.org

Të fundit Të gjitha