Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kronikë

Arrestohet 26-vjeçari për vrasjen e shqiptarit në Selanik, pritet ekstradimi

Një shtetas shqiptar 26-vjeç është vënë në pranga në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, me dyshimin se ka kryer vrasjen e një bashkëkombësi në Selanik në vitin 2020.

Arrestimi në Greqi

Gjatë fazës së operacionit të koduar “The Wanted”, u arrestua përkohësisht në Greqi, me synim ekstradimin drejt Shqipërisë, personi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Romarjo Tahiri, 26 vjeç, i lindur në Korçë.

Në vitin 2021, Gjykata e Korçës i ka vendosur këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Hetimet për ngjarjen në Selanik

Nga hetimet dyshohet se në vitin 2020, në Selanik, Tahiri, së bashku me 2 shtetas të tjerë, kanë vrarë shtetasin shqiptar Spartak Dervishi, të cilin fillimisht e kanë dhunuar dhe më pas e kanë goditur me mjete prerëse.

Familjarët e viktimës kanë bërë kallëzim në Korçë për ngjarjen e ndodhur në Selanik dhe veprimet janë koordinuar me autoritetet greke.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 26-vjeçarit në Shqipëri.

Burimi: abcnews.al

Të fundit Të gjitha