Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Thaçi dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë

Thaçi dënohet me 17 muaj burg për pengim të drejtësisë
Foto: pressonline.al

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.

Ai është shpallur fajtor për tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët, si dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Gjithashtu, është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës.

Dënimin e ka shpallur gjyqtari Kristofer Gosnell, të martën, në seancën e mbajtur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Thaçi është shpallur i pafajshëm për tentativë për pengimin e personave zyrtarë sipas pikës 3 të aktakuzës, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës sipas pikës 9 të aktakuzës.

Dënimet e tjera

Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për pengimin e personave zyrtarë dhe për mosbindje ndaj Gjykatës.

“Meqenëse keni kaluar më shumë muaj në paraburgim, ju liroheni”, ka thënë gjyqtari Gosnell.

Fadil Fazliu është shpallur fajtor për veprat e pengimit të drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha