Aksidenti në aksin Elbasan-Librazhd
I moshuari, i cili mbeti i plagosur si pasojë e aksidentit, u transportua me urgjencë në spitalin e Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Ka ndërruar jetë në spitalin e Elbasanit 83-vjeçari Selman Bardhi, i cili u aksidentua mbrëmjen e djeshme në fshatin Mengël, në aksin Elbasan-Librazhd.
Shoferi largohet nga vendngjarja
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin është larguar nga vendngjarja. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.
Burimi: shqiptarja.com










