Sara Gjordeni ka ndarë me ndjekësit një nga momentet më emocionuese të jetës së saj, duke publikuar për herë të parë videon kur i kumtoi partnerit të saj, këngëtarit Bardhi, lajmin se ishte shtatzënë për herë të dytë.
Në videon e publikuar në Instagram, Sara shihet teksa ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për ta surprizuar Bardhin, duke i propozuar një lojë të vogël ku ai duhej të përsëriste gjithçka që ajo thoshte.
Periudha e vështirë para lajmit
Mirëpo, krahas videos emocionuese, Sara ka zbuluar edhe një periudhë të vështirë që kishte kaluar përpara se të mësonte lajmin e bukur.
Ajo ka rrëfyer se gjatë muajit prill ishte përballur me shqetësime të vazhdueshme shëndetësore, përfshirë rrahje të çuditshme të zemrës, vështirësi në frymëmarrje dhe ankth të fortë. Sipas saj, pavarësisht vizitave te kardiologu, nuk ishte gjetur një shpjegim i qartë për simptomat.
Sara tregoi se të dy e kishin përjetuar këtë periudhë në heshtje, duke u shqetësuar gjithnjë e më shumë për gjendjen e saj.
Lajmi që solli lehtësim
Gjithçka ndryshoi një mbrëmje, kur disa teste shtatzënie, të bëra rastësisht, i zbuluan se ishte në pritje të ëmbël. Një lajm që, sipas saj, solli jo vetëm gëzim të jashtëzakonshëm, por edhe lehtësim pas gjithë shqetësimeve që kishte përjetuar.
“Kjo video për ne nuk ishte vetëm reflektimi i ngazëllimit për një tjetër jetë që dashuria jonë po sillte në tokë, por edhe një lirim shpirtëror”, ka shkruar ndër të tjera ajo.
Kujtojmë se Sara dhe Bardhi, historia e dashurisë së të cilëve nisi në “Big Brother VIP Albania 3”, janë prindër të vajzës Nea, ndërsa tani po presin ardhjen në jetë të vajzës së tyre të dytë.
Videoja e publikuar sjell kështu një kujtim të veçantë nga momenti kur Bardhi mësoi se familja e tyre do të zgjerohej. /Prive By LS
View this post on Instagram
Burimi: privebruto.com










