Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Antony Morato sjell spektakël me elegancë italiane në Prishtinë

Antony Morato sjell spektakël me elegancë italiane në Prishtinë
Foto: privebruto.com

Moda italiane, muzika ndërkombëtare dhe atmosfera e jetës së natës u bashkuan në një mbrëmje të veçantë në Prishtinë, ku brendi i njohur Antony Morato organizoi një event ekskluziv për të prezantuar koleksionin e ri dhe për t’i afruar edhe më shumë konsumatorët me identitetin e markës.

Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Deep Space, bëri bashkë figura publike, të ftuar specialë dhe dashamirës të modës, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me krijimet më të fundit të brendit italian.

Një brend i njohur për ndërthurjen e stilit italian me modën urbane

I themeluar në vitin 2007 në Itali, Antony Morato është një brend i modës për meshkuj, i njohur për ndërthurjen e elegancës italiane me stilin modern dhe urban. Nga veshjet e përditshme deri te kombinimet më elegante, marka ofron një gamë të gjerë produktesh për meshkujt që i kushtojnë rëndësi stilit dhe individualitetit.

Por përtej koleksionit të ri, kjo mbrëmje solli edhe një lajm të rëndësishëm për të ardhmen e Antony Morato në Kosovë.

Planet e markës për Kosovën

Viviana, përfaqësuese e brendit, u shpreh e kënaqur me suksesin e deritanishëm dhe bashkëpunimin me partnerët vendorë, duke zbuluar se marka planifikon të hapë dyqane të reja në vitet e ardhshme.

“Po bëjmë një punë të mrekullueshme në Kosovë. Jam shumë e kënaqur me dyqanin, me planet që kemi dhe me dyqanet që do të hapim në vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.

Viviana foli edhe për përshtypjet e saj nga Prishtina, të cilën e kishte vizituar edhe më parë, duke e cilësuar si një qytet plot gjallëri dhe me energji të veçantë.

Bashkëpunimi në organizimin e eventit

Një rol të rëndësishëm në realizimin e kësaj mbrëmjeje pati edhe bashkëpunimi mes ekipit ndërkombëtar të Antony Morato dhe partnerëve në Kosovë.

Pjesë e organizimit ishte edhe Kushtrim Dushi, i cili foli për mënyrën se si lindi bashkëpunimi me brendin, përzgjedhjen e Deep Space si lokacion të eventit dhe realizimin e ardhjes së artistit ndërkombëtar DJ Felix në Prishtinë.

DJ Felix sjell atmosferën e Ibizës

E pikërisht DJ Felix ishte një nga surprizat kryesore të mbrëmjes.

Artisti, i cili erdhi nga Londra posaçërisht për këtë event, solli në kryeqytetin kosovar atmosferën e Ibizës, ku kishte kaluar sezonin veror duke performuar.

Ai tregoi se ishte hera e parë që vizitonte Kosovën dhe se bashkëpunimi kishte lindur pas një njohjeje me Kushtrimin në Napoli.

“Gjithçka nisi nga një njohje që bëra në Napoli. Atje u njoha me Kushin, u lidhëm mirë dhe mbajtëm kontakte”, tregoi ai.

Felix u shpreh i entuziazmuar për pjesëmarrjen në event, ndërsa zbuloi se kishte përgatitur një përzgjedhje muzikore të frymëzuar nga atmosfera e Ibizës, duke përfshirë edhe krijimet e tij.

Ai nuk i kurseu vlerësimet as për Antony Morato, duke veçuar veshjet elegante, xhaketat dhe parfumin e markës, të cilin e cilësoi si një nga produktet që i kishte lënë më shumë përshtypje.

Një eksperiencë më shumë se një prezantim

Përmes këtij organizimi, Antony Morato synoi të ofronte më shumë sesa një prezantim tradicional të koleksionit, duke krijuar një eksperiencë ku moda, muzika dhe lifestyle-i ndërthuren natyrshëm.

Për të gjithë dashamirësit e modës italiane, Antony Morato gjendet në Albi Mall, në Prishtinë, ku ofron një përzgjedhje veshjesh, këpucësh dhe aksesorësh për meshkuj.

Më shumë nga atmosfera e mbrëmjes dhe koleksioni i ri mund t’i ndiqni në storien e realizuar nga Prive By LS.

/Prive By LS

Burimi: privebruto.com

Të fundit Të gjitha