Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Mediat irlandeze lidhin përjashtimin e Hajrizit me veprimin e Suarezit

Mediat irlandeze lidhin përjashtimin e Hajrizit me veprimin e Suarezit
Foto: albeu.com

Mediat irlandeze e kanë krahasuar kartonin e kuq të Kreshnik Hajrizit me përjashtimin e Luis Suarezit në ndeshjen kundër Ganës, në vitin 2010.

Futbollisti i Sionit e ndali me dorë topin pranë vijës së portës, duke penguar një gol të sigurt. Gjyqtari akordoi penallti dhe e përjashtoi Hajrizin nga loja. Troy Parrott e shndërroi në gol goditjen nga pika e bardhë.

Reagimet e mediave irlandeze

“Karton i kuq për Kosovën. Një moment i çuditshëm, pasi Hajrizi e largon topin nga vija e portës kur goli dukej i sigurt. Në stilin e Luis Suarezit”, shkroi “Irish Times”.

Edhe “RTÉ” komentoi episodin: “Kosova mbetet me 10 lojtarë dhe Irlanda fiton një penallti. Ishte vendim i lehtë për gjyqtarin, i cili pa goditjen e Parrottit që pothuajse po hynte në portë, përpara se Hajrizi të zgjaste dorën dhe të bënte një pritje të shkëlqyer. Por ai nuk është portier.”

“Hajrizi lëviz si mace dhe zgjat kthetrën e majtë për ta larguar topin”, shkroi “Irish Examiner”.

Pasojat për Kosovën

Tashmë Kosovës i duhet një përpjekje e madhe për të siguruar të paktën barazimin e nevojshëm ndaj Irlandës.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha