Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Rroni i dërgon Norës dron me mesazh dashurie në BBVIP Kosova 5

Rroni i dërgon Norës dron me mesazh dashurie në BBVIP Kosova 5
Foto: kosovarja-ks.com

Rroni, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 5” që u eliminua nga gara, i ka bërë një gjest të veçantë Norës, banores me të cilën kishte krijuar një afërsi gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme.

Ai vendosi ta surprizojë atë nga jashtë duke i dërguar një dron me një mesazh mbështetës, të shoqëruar edhe me fishekzjarre.

Në mesazhin e shfaqur nga drone-i shkruhej: “Nora, vazhdo deri në fund, të pres jashtë, RRONI”.

Ish-banori publikoi edhe një video të këtij momenti në llogarinë e tij në TikTok, ku i drejtoi disa fjalë Norës.

“Shpresoj që kjo të të ketë bërë të buzëqeshësh, pas gjithë ditëve të vështira që ke kaluar së fundmi”, shkroi Rroni në anglisht.

Afrimiteti në shtëpi

Ky gjest vjen pas afrimitetit që dyshja kishte krijuar gjatë aventurës së tyre në “Big Brother VIP Kosova 5”, një raport që ishte komentuar edhe nga banorët e tjerë brenda shtëpisë.

Mbështetje edhe pas eliminimit

Me këtë surprizë, Rroni tregoi se vazhdon ta mbështesë Norën edhe pas largimit të tij nga gara. Mbetet të shihet si do të reagojë ajo ndaj këtij mesazhi.

Burimi: www.kosovarja-ks.com

Të fundit Të gjitha