Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka kryer këtë të martë kontrolle brenda institucionit të burgut të Fierit.
Sipas informacioneve të raportuara, gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur doza të dyshuara të lëndës narkotike hashash brenda ambienteve të burgut.
Ende nuk ka të dhëna të plota mbi sasinë e lëndës së gjetur, vendin ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë. Verifikime të mëtejshme pritet të kryhen për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë.
Burimi: euronews.al










