Lara Colturi fiton medaljen e argjendtë në Levi
Skiatorja shqiptare Lara Colturi ka shënuar një tjetër arritje historike në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e dytë të argjendtë në garën e slalomit të Kupës së Botës në ski, të zhvilluar në Levi të Finlandës. Në këtë garë, Lara u rendit e dyta, duke ngritur sërish flamurin kuqezi në elitën e skive botërore.
Presidenti i Federatës flet për sukseset dhe mbështetjen e nevojshme
I ftuar këtë të martë në Euronews Albania me gazetarin Thimi Samarxhiu, Presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, vlerësoi suksesin e jashtëzakonshëm të 20-vjeçares dhe lidhjen e saj të ngushtë me vendin, duke zbuluar se ajo së fundmi ka eksploruar gjithë Shqipërinë me kamper.
Toçi theksoi se tashmë nevojitet mbështetja e përbashkët e shtetit dhe sponsorëve për të menaxhuar këtë sukses, teksa ëndrra e radhës mbetet këndimi i himnit kombëtar në podiumin e Kupës së Botës.
“Të shtunën nuk premtoj gjë, por premtoj që shumë shpejt po ëndërroj dhe ishalla ta ndajmë me ju këtë emocion, që të këndohet himni shqiptar. Himni i atij vendi është e vetmja gjë që unë nuk e kam përjetuar akoma emocionalisht.
Lara na e dha që 14 vjeç, Lara ishte 14 vjeç kur këndoi himnin e Shqipërisë edhe Lara ende s’e kishte futur në mendje që ishte shqiptare. Kurse sot e kemi shqiptare të vërtetë.
Turi me kamper dhe lidhja me Shqipërinë
Lara, bile ta kalojmë një çikë në emocion, bëri një tur pa më thënë fare dhe bile në fillim u mërzita, por pastaj u gëzova shumë sepse kishte bërë një tur në të gjithë Shqipërinë me kamper sivjet, me boyfriendin e vet, një skiator kampion që doli i katërti për Suedinë. Është skiator i mirë.
Është vetëm 21 vjeç, një vit më i madh se Lara dhe doli i katërti në garën në Finlandë. Dhe kishte bërë këtë tur me kamper në gjithë Shqipërinë.
Dhe Lara ka ardhur menjëherë sa ka mbaruar Kupa e Botës me kamper. Të dy kanë hyrë në anë.
Ishte emocion shumë i bukur kur ajo, në një Shqipëri me shi, tha: “Ky vend është vendi më i bukur në botë”. Pra, unë jam shumë i lumtur që Lara sot e sheh veten të lidhur me Shqipërinë. Pra, është si shqiptarët emigrantë, të cilët e shohin veten të lidhur me Italinë, me Greqinë, me vendet ku ata jetojnë.
Nevoja për bashkëpunim me sponsorët
Unë e besoj, unë besoj se përveç shtetit, ne kemi nevojë dhe për sponsorët. Sot, Lara është një imazh jo vetëm shqiptar, por imazh ndërkombëtar. Dhe sponsorët, shteti dhe federata. Ne duhet të jemi të bashkuar. Duhet të dimë të menaxhojmë suksesin e Larës dhe suksesin e Shqipërisë për ta bërë suksesin e të gjithë neve, sepse suksesi i Larës është edhe i yti, edhe i imi, edhe i teleshikuesit. Dhe për herë të parë, unë flas si dukem si politikan, por nuk ka ndodhur ndonjëherë dhe nuk do të ndodhë në afatshkurtër që ne të kemi. Për mua, edhe nga futbolli, imazhi sportiv më i klikuar shqiptar në botë”, u shpreh ai.
Burimi: euronews.al










