Kombëtarja e Kosovës zhvilloi paraditen e së martës një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të ndeshjes së sotme kundër Irlandës.
Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se futbollistët kishin bërë përgatitjet e fundit para kësaj sfide, me fokus dhe motivim të plotë për të arritur një rezultat pozitiv.
Përmes një postimi në Facebook, FFK-ja ndau pamje nga stërvitja e Dardanëve. Burimi i informacionit është Klankosova.tv.
Ndeshja Irlandë – Kosovë zhvillohet sonot në orën 20:45.
Burimi: insajderi.org









