Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Felipe Melo kritikon Ronaldon: Portugalia nuk fitoi asgjë me të

Felipe Melo kritikon Ronaldon: Portugalia nuk fitoi asgjë me të
Foto: telesport.al

Felipe Melo ka dalë në mbrojtje të Cristiano Ronaldos, duke kritikuar mënyrën se si po trajtohet kohët e fundit ylli portugez. Ish-mesfushori brazilian mbështeti edhe deklaratat e nënës së CR7.

“Jam plotësisht dakord me nënën e Ronaldos. Mënyra se si trajtohet një legjendë si ai është e turpshme, kulmi i mosmirënjohjes. Të tjerët le të mendojnë çfarë të duan, ky është mendimi im. Duket sikur kanë harruar se kush është vërtet Cristiano”, – deklaroi ish-futbollisti i Juventusit dhe Interit.

Ndikimi i Ronaldos te Portugalia

Melo theksoi ndikimin vendimtar të Ronaldos në historinë e kombëtares portugeze: “Ekziston një Portugali përpara Cristiano Ronaldos dhe një tjetër pas tij. Sa trofe kishte fituar kombëtarja para ardhjes së tij? Zero, asgjë. Me Ronaldon fituan Kampionatin Europian dhe dy herë Ligën e Kombeve. Portugalia më në fund mori respektin që meritonte në futbollin ndërkombëtar”.

Kritikat ndaj yllit

Braziliani shtoi se, përpara Botërorit të fundit, e konsideronte Portugalinë një nga kombëtaret më të forta në botë, ndaj nuk e kupton valën e kritikave ndaj yllit të saj: “Po flasim për një legjendë. Ai nuk duhet të trajtohet në këtë mënyrë”.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha