Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Festivali MOISIU hap edicionin e katërt në Shkup

Festivali MOISIU hap edicionin e katërt në Shkup
Foto: kultplus.com

Festivali i Teatrit Shqiptar “MOISIU” ka nisur edicionin e katërt në Shkup, me shfaqjen “Drejtësi në Nuremberg”, të Teatrit Kombëtar të Tiranës, me regji të Arben Kumbaros.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku u ndanë momente nga hapja e festivalit. Ky festival bashkon në një skenë teatrore artistë shqiptarë nga vende të ndryshme.

Programi në Shkup

Deri më 22 nëntor, Teatri Shqiptar në Shkup do të jetë nikoqir i këtij edicioni, duke mirëpritur një program me shfaqje teatrore për publikun.

Festivali “MOISIU”, i organizuar në bashkëpunim nga teatrot kombëtare shqiptare, synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe të krijojë hapësirë të përbashkët për prezantimin e krijimtarisë teatrore shqiptare. Hyrja për publikun është e lirë./KultPlus.com

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha