Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kulturë

Bie shi, Adrianë

Bie shi, Adrianë
Foto: kultplus.com

Poezi nga Mitrush Kuteli

Bie shi,
Adrianë,
bie shi i qetë mbi qytet,
shi që më bluan dhe më vret,
dhe nuk di ku të shkoj
nëpër Tiranë.

Të kërkoj,
Adrianë,
me ankth nëpër qytetin e shkretë,
ku retë shtrydhen
dhe dielli nuk lind e nuk perëndon
mbi Tiranë.

O sa çudi,
Adrianë,
të duash të mos jesh njeri,
dhe gurëve t’u kesh zili,
sepse gurët nuk vuajnë kur bie shi
mbi Tiranë!

Burimi: kultplus.com

Të fundit Të gjitha