Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Spahiu: Spiropali nuk do krijojë parti të re dhe nuk do votojë kundër PS

Spahiu: Spiropali nuk do krijojë parti të re dhe nuk do votojë kundër PS
Foto: shqiptarja.com

Fati i Elisa Spiropalit është ende i paqartë pas Asamblesë së Partisë Socialiste, por për Kreshnik Spahiun, deputetja do të vijojë të jetë krah socialistëve në Kuvend.

Analiza e juristit

Në një analizë për “Repolitix” në Report Tv, juristi thotë se Spiropali nuk do të krijojë një fraksion apo parti të re. Sipas tij, vota e saj në Kuvend “nuk do ta tradhtojë” familjen socialiste.

Karriera politike e Spiropalit

“Më duket shumë e çuditshme që një deputete që ka mbajtur pozicione shumë të larta, si kryetare e Parlamentit, si ministre e Jashtme, zhvillohet një Asamble, ka një zhurmë të madhe, gjithë Shqipëria flet për të dhe ajo ka 40 ditë që nuk thotë një fjalë. Si e kupton ti çfarë lloj politikani është kjo që kemi dhe që përfaqësohet te Elisa Spiropali? Elisa Spiropali është një nga prurjet që nuk ka hyrë në mënyrë individuale në politikën shqiptare. Ka hyrë si një grupim të cilin Edi Rama e futi në momentin kur donte të rinovonte partinë. Elisa Spiropali pati një ngritje e cila është për t’u admiruar nga çdokush. Dokush do ta ëndërronte që në atë moshë aq të re të kesh aq shumë funksione politike: drejtoreshë doganash, ministre disa herë, deputete, kryetare Parlamenti dhe ende është e re. Pra, ende nuk ka arritur kulmin e karrierës. Çështja është se çfarë ka bërë Elisa përpara se të fillonte përplasja me Edi Ramën, përpara se të shkarkohej? A ka pasur debat në atë parti, a ka pasur fraksion, a ka pasur mendim ndryshe në periudhën e qeverisjes, apo kanë qenë gjithmonë unikë dhe thjesht ishte një replikë pa kënaqësi nga shkarkimi si ministre e Jashtme? Nuk më duket fare çudi që pas gjithë kësaj zhurme, pas dy muajsh, Elisa të votojë siç është vota e 82 e partisë, të jetë po aty. Dhe unë kam bindje që do të ndodhë kjo. Do katandiset si gjithë të tjerët. A ngre dot parti? A ngre dot fraksion?”, tha Spahiu.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha