PRISHTINË, 16 nëntor /ATSH/ Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ktheu mbrapsht në kufi me Serbinë 27 tonë misër të importuar nga Serbia nga kompania “Ideal Group” nga Peja, pa lejuar hyrjen në tregun e Kosovës.
Arsyeja e refuzimit
AUV sqaron në njoftim se produkti është misër merkantil në kokrra, i cili tregtohet si lëndë e parë dhe mund të përdoret për ushqimin e kafshëve ose për përpunim të mëtejshëm, varësisht nga destinimi i tij.
“Ngarkesa ishte eksportuar nga kompania Agro Dom Doo, Crvenka, Serbi, sipas faturës së datës 10 nëntor 2026, dhe ishte paraqitur për import në pikën kufitare të Merdarit. Gjatë kontrollit kufitar, AUV mori mostra të misrit për analiza laboratorike. Rezultatet treguan praninë e aflatoksinës B1 në nivel prej 0.029 mg/kg (29 µg/kg), apo 45% mbi kufirin e lejuar prej 0.020 mg/kg (20 µg/kg)”, thuhet në njoftim.
Rreziku për shëndetin
Aflatoksina B1 është një substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të gjendet në misër dhe drithëra të tjera. Nëse misri i kontaminuar përdoret për ushqimin e kafshëve qumështore, aflatoksina mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik për shëndetin e konsumatorëve. /KosovaPress/
Burimi: ata.gov.al









