Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht

Hajredin Kuçi dënohet me 1 muaj burgim me kusht
Foto: pressonline.al

Ish-zëvendëskryeministri Hajderin Kuçi është dënuar me 1 muaj burgim me kusht. Dënimi do të konsiderohet i kryer pas një viti, nëse ai nuk kryen ndonjë vepër tjetër.

Vendimi i gjykatës

Kuçi u shpall i pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 18 të aktakuzës, por fajtor për mosbindje ndaj gjykatës sipas nenit 393 dhe sipas pikës 19 të aktakuzës.

„Për këtë vepër penale, ju shqiptohet dënim me kusht, me burgim njëmujor që do të konsiderohet i kryer pas një viti nëse s’do të kryeni gjatë asaj periudhe asnjë vepër tjetër penale sipas Kodit Penal të Kosovës“, tha gjykatësi.

Kushtet e dënimit

Pra, dënimi nuk do të ekzekutohet nëse Kuçi nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.

Burimi: pressonline.al

Të fundit Të gjitha