Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar edhe statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin tetor 2026.
Nga ASK, thuhet se, sipas të dhënave të muajit tetor 2026, struktura e përfituesve nga skemat e mirëqenies sociale, kryesisht ka në fokus mbështetjen e të moshuarve, kategoritë e dala nga lufta dhe familjet në nevojë.
Skemat e tjera të mbështetjes sociale
Tutje shtohet se skemat e tjera përfshijnë pensionet familjare, pensionet paraplegjike dhe tetraplegjike, pensionet e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, pensionet e Trepçës, programi për mbështetje financiare për shtesat për fëmijë, si dhe skema të tjera specifike sociale.
Numri i përfituesve sipas skemave
Nga të dhënat e publikuara shihet se numri më i madh i përfituesve në këtë skemë janë pensionet bazike të moshës, ku janë 174,399 përfitues.
Ndërsa numri më i vogël i përfituesve janë te skema e mbështetjes financiare për lehonat e papunësuara me 7,053 përfituese.
Pjesë e kësaj liste janë edhe veteranët ku shihet se janë 39,777 përfitues.
Të dhënat e publikuara nga ASK:

Burimi: www.gazetaexpress.com










