Euronews sjell pamjet nga pallati pesëkatësh në Elbasan, ku një ditë më parë ndodhi shpërthimi i fuqishëm.
Mure të shembura, tulla, beton dhe xhama të thyer. Kjo është panorama që ofron pallati një ditë pas shpërthimit që tronditi Elbasanin.
Lagjja pas shpërthimit
Lagjja ku ndodhi ngjarja e rëndë është e mbuluar nga heshtja, ndërsa në zonë vazhdojnë të jenë të pranishme shërbimet zjarrfikëse dhe uniformat blu.
Nga pamjet e siguruara nga Euronews, duken apartamentet e prekura nga zjarri, ndërsa brenda ambienteve kanë mbetur kryesisht mbetje dhe mure të shembura.
Viktimat dhe të lënduarit
Nga ngjarja e rëndë kanë humbur jetën dy persona, ndërsa 10 të tjerë kanë mbetur të asfiksuar.
Gjendet viktima e dytë e shpërthimit në Elbasan, trupi i 69-vjeçarit nxirret pas disa orësh kërkime
Burimi: euronews.al










