Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Bayerni e lidh Harry Kane deri në 2029

Bayerni e lidh Harry Kane deri në 2029
Foto: kohajone.com

Rinovimi i kontratës

Bayern Munich ka zyrtarizuar rinovimin e kontratës me sulmuesin anglez Harry Kane, i cili do të vijojë aventurën me gjigantët bavarezë deri më 30 qershor 2029.

Kapiteni i Anglisë, i cili u transferua në Mynih nga Tottenham në verën e vitit 2023, është shndërruar në një prej figurave kryesore të skuadrës. Në 161 ndeshje zyrtare në të gjitha kompeticionet, Kane ka realizuar plot 156 gola, duke konfirmuar vlerat e tij si një prej sulmuesve më të mirë në futbollin europian.

Reagimi i Kane

Pas rinovimit, sulmuesi anglez nuk e fshehu kënaqësinë për vazhdimin e bashkëpunimit. “Ndjehem plotësisht si në shtëpinë time te Bayern Munich. E dua klubin, tifozët dhe qytetin. Kemi një skuadër fantastike dhe një trajner të veçantë si Vincent Kompany. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi dhe familja ime është shumë e lumtur këtu. Dua të fitoj edhe shumë trofe të tjerë”, u shpreh Kane.

Arritjet individuale

Në aspektin individual, Kane ka fituar Këpucën e Artë të Bundesligës në çdo sezon me Bayernin, ndërsa ka siguruar edhe dy Këpucë të Arta Europiane, për sezonet 2023-2024 dhe 2025-2026.

 

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha