Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Arteta: Pjesa e dytë ishte shumë e çrregullt

Arteta: Pjesa e dytë ishte shumë e çrregullt
Foto: telesport.al

Arsenal arriti një fitore të vështirë 2-1 ndaj Slavia Praga në Champions League, ndeshje ku londinezët luajtën me hope. Pas një pjese të parë të mirë, ku realizuan dy gola, ata ulën ritmin dhe rrezikuan shumë në 45 minutat e dyta.

Reagimi i Arteta pas ndeshjes

Këtë e konfirmoi edhe trajneri i Arsenal, Mikel Arteta: “Duhet të vlerësojmë faktin se të fitosh në transfertë në Champions është jashtëzakonisht e vështirë. Ne e dinim këtë, siç i njihnim edhe lojtarët dhe kundërshtarin që kishim përballë”.

“Dy pjesë shumë të ndryshme. Në të parën luajtëm në një nivel vërtet të lartë, madje do të thoja se në momente të caktuara ishim të jashtëzakonshëm. Rezultati duhet të kishte pasqyruar tre ose katër gola. Nuk ia dolëm ta bënim këtë”, shtoi spanjolli.

Biseda në pushim dhe kontrolli i humbur

“Në pushimin mes pjesëve, u thashë lojtarëve se ata janë një ekip me shpirt të madh, që do të vazhdojnë të vrapojnë dhe të besojnë. Loja e tyre do të bëhej më kaotike. Ne nuk e kontrolluam aspak këtë situatë, që nga fillimi”, tha Arteta.

“U gjendëm nën presion, luajtëm në mënyrë shumë të çrregullt, humbëm shumë topa dhe bëmë shumë largime të gabuara. Nuk arritëm ta mbanim topin brenda strukturës sonë të lojës. Dhe në raste të tilla, duhet të vuash. Kemi shumë për të mësuar”, përfundoi trajneri i Arsenal.

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha