Lojtarët shqiptarë kanë qenë protagonistët kryesorë në dy ndeshjet e para të mbrëmjes në Champions League, me ekipet e tyre.
Stavro Pilo shënon ndaj Real Madridit
Stavro Pilo po bëhet një makth për ekipet prestigjioze të Evropës. Pasi i shënoi Manchester City-t në Champions League, mbrojtësi i kombëtares shqiptare i ka realizuar sonte edhe Real Madridit në ndeshjen e katërt në grup.
Pilo, i cili si gjithmonë zuri vendin si titullar në fushë, e dërgoi topin në rrjetë në minutën e 75-të kundër «galaktikëve». 25-vjeçari i dha përkohësisht avantazhin 2-1 grekëve, ndërsa më vonë Reali i Jose Mourinho-s arriti të përmbysë rezultatin. Jude Bellingham kishte realizuar në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Mbappe barazoi golin e Pilos para se Valverde të shënonte në shtesë për fitoren 2-3.
Liverpool humb në Stamboll me golin e Muriqit
Ndonëse Reali arriti të shmangë befasinë në Greqi, ndryshe ndodhi me Liverpool-in. Skuadra angleze mori dy herë avantazhin në Turqi kundër Fenerbahçes, por vendasit arritën të barazonin dy herë, me Grenwood dhe Broja.
Më vonë goli i përmbysjes dhe njëkohësisht i fitores 3-2 erdhi nga Vedat Muriqi. Sulmuesi shqiptar i Kosovës i dërgoi në delir tifozët në Stamboll, të cilët jo vetëm që u gëzuan për një fitore të madhe ndaj një ekipi historik në këtë kompeticion, por morën edhe 3 pikët e para, që rritën shumë gjasat për kualifikim. Për Liverpool-in kjo ishte humbja e parë pas 3 fitoreve në Champions League.
Burimi: shqiptarja.com










