Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Como fitoi në Francë, Arsenal përparon, City shpëtohet nga autogoli

Como fitoi në Francë, Arsenal përparon, City shpëtohet nga autogoli
Foto: telesport.al

Pjesët e para të takimeve të mbrëmjes në Champions League kanë përfunduar. Como udhëheq 0-3 në transfertën ndaj Lens, falë dopietës së Anastasios Douvikas dhe golit të Nico Paz.

Në “Drago”, Porto barazon 1-1 ndaj Napolit. Vendasit shkuan në avantazh me kokën e Jan Bednarek, pas një krosimi nga goditja e këndit. Miqtë barazuan rezultatin me Scott McTominay në minutën e 43-të.

Arsenal fiton 0-2 në transfertë ndaj Slavia Prague, falë golit të hershëm të Noni Madueke në minutën e 8-të dhe golit të Viktor Gyokeres në minutën e 38-të.

Manchester City fiton gjithashtu 0-1 në transfertë ndaj Leipzig, falë autogolit të Castello Lukeba. Nicolo Tresoldi e dërgoi Club Brugge në avantazh 0-1 në dhomat e zhveshjes, në transfertën ndaj PSV, në “Philips Stadion”.

Viking barazon 1-1 në shtëpi ndaj Sabah, ndërsa përballja Dortmund-Betis ende nuk ka gol.

SHIKOGOLAT

Burimi: telesport.al

Të fundit Të gjitha