Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Bashkimi pëson humbje të re edhe në Turqi

Bashkimi pëson humbje të re edhe në Turqi
Foto: albeu.com

Bashkimi u mposht 72:62 të mërkurën mbrëma në fushën e skuadrës turke Biotekno Korfez Basket.

Për nënkampionin e Kosovës, kjo ishte humbja e tretë në katër ndeshje të luajtura në Grupin F të “FIBA Europe Cup”.

Te Bashkimi u dalluan Adrio Bailey dhe Gian Clavell. Bailey realizoi 18 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim, kurse Clavell regjistroi 13 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Për vendësit, shifrat më të mira i pati Alex Reese: 18 pikë, nëntë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi e hapi fazën e grupeve me fitore kundër Valmiera Glassit, përpara se të mposhtej radhazi nga Bigbank/Kalevi dhe Elan Chaloni.

Ndeshjen e ardhshme Bashkimi do ta zhvillojë më 11 nëntor, në udhëtim te Valmiera. Biotekno Korfez Basket kryeson grupin me katër fitore dhe një humbje.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha