Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Showbiz

Shqiptari që surprizoi në zgjedhjet amerikane

Shqiptari që surprizoi në zgjedhjet amerikane
Foto: bordo.al

Katër kandidatë me origjinë shqiptare u garuan në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, për poste të ndryshme politike në New York dhe Connecticut. Tre prej tyre ishin kandidatë të Partisë Republikane, ndërsa një garoi me siglën e Partisë Demokratike.

Rezultatet e deri tani tregojnë se tre prej tyre nuk kanë arritur të sigurojnë shumicën e votave në distriktet e tyre, ndërsa një prej tyre del përpara rivalit.

Garat në New York

Në New York, Diamant Hysenaj, kandidat republikan për Kongresin Amerikan në Distriktin e 14-të, u përball me demokraten Alexandria Ocasio-Cortez. Hysenaj mori rreth 21% të votave, ndërsa rivalja e tij siguroi 78.22%.

Një tjetër kandidat shqiptar në New York ishte Shpëtim (Tim) Qorraj, i cili garoi për një vend në Asamblenë e shtetit, në Distriktin e 64-t, si përfaqësues i Partisë Demokratike. Ai arriti të marrë 39.3% të votave, përballë republikanit Michael Tannoussis, i cili siguroi 60.5%.

Garat në Connecticut

Në Connecticut, Peter Lumaj garoi për postin e Sekretarit të Shtetit, si kandidat i Partisë Republikane. Në përballjen me demokraten Stephanie Thomas, Lumaj mori rreth 38.5% të votave, ndërsa kundërshtarja e tij arriti në 62.9%.

Ndërkohë, Joe Hoxha, kandidat republikan për Dhomën e Përfaqësuesve të Connecticut-it në Distriktin e 78-të, është i vetmi mes katër shqiptarëve që kryeson garën. Hoxha, i cili aktualisht shërben si përfaqësues në këtë institucion, ka siguruar një avantazh prej rreth 1.8 pikësh përqindjeje ndaj rivalit të tij.

Pjesëmarrja e katër kandidatëve shqiptarë në këto zgjedhje shënon një tjetër angazhim të komunitetit shqiptar në jetën politike amerikane, me përfaqësues që synuan poste si në nivelin shtetëror, ashtu edhe në atë federal.

Burimi: bordo.al

Të fundit Të gjitha