Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Të ndryshme

Kush është Barack Obama i ri?

Kush është Barack Obama i ri?
Foto: kohajone.com

Gazetarja shqiptare në Amerikë, Klementina Cenkollari, në një intervistë për „Euronews Albania”, ka folur për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo tha se senatori i Xhorxhias, Jon Ossoff, arriti të sigurojë një mandat të ri në Senat, duke u dalluar si një nga figurat kyçe demokrate që ka fituar në një shtet ku më parë kishte fituar Donald Trump.

Fitorja e Ossoff-it në Xhorxhia

Sipas Cenkollarit, Ossoff është i vetmi senator demokrat që ka arritur të fitojë në Xhorxhia, një shtet ku Trump kishte fituar në zgjedhjet presidenciale. Senatori, 39-vjeçar, arriti të mbledhë rreth 100 milionë dollarë mbështetje financiare për fushatën e tij.

Spekulimet për zgjedhjet presidenciale

Gazetarja theksoi se deri në qershor Ossoff kishte thënë se nuk ka ndërmend të garojë në zgjedhjet presidenciale. Megjithatë, nga dita e mëparshme deri më sot, përqindjet e tij si një emër i mundshëm i demokratëve për presidencën janë rritur. Gazeta Washington Post e ka përshkruar sot si një „Barack Obama i dytë”. Cenkollari shtoi se, ndonëse jemi vetëm në fillim, lojërat e emrave në kampin demokrat kanë filluar tashmë.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha