Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Kosova

Dy të kërkuar ekstradohen nga Kosova në Gjermani

Dy të kërkuar ekstradohen nga Kosova në Gjermani
Foto: albeu.com

Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it janë ekstraduar sot: njëri nga Kosova drejt Gjermanisë, tjetri nga Italia drejt Kosovës, njoftoi Policia e Kosovës.

Ekstradimi nga Kosova në Gjermani

D.J., shtetas i Gjermanisë, u dorëzua nga Kosova te autoritetet gjermane. Ndaj tij, institucionet e drejtësisë së Gjermanisë kishin lëshuar urdhërarrest ndërkombëtar për përfshirje në vepra penale të trafikimit me narkotik.

Ekstradimi nga Italia në Kosovë

Në të njëjtën ditë, nga Italia u ekstradua në Kosovë shtetasi kosovar B.B. Ai kërkohej nga institucionet e drejtësisë të Kosovës me urdhërarrest ndërkombëtar për përfshirje në veprën penale “Fajde dhe Detyrim”.

Të dyja ekstradimet u përfunduan me sukses nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor e Policisë së Kosovës, në bashkërendim me njësitë e tjera përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë. Realizimi i tyre u mundësua nga bashkëpunimi i institucioneve të Republikës së Kosovës me shtetet partnere.

Burimi: www.albeu.com

Të fundit Të gjitha