Një helikopter ushtarak i përfshirë në një operacion për shuarjen e zjarreve në pyje në Indonezi u rrëzua në brigjet jugore të ishullit Borneo, duke vrarë dy nga tetë anëtarët e ekuipazhit.
Detajet e aksidentit
Helikopteri Mi-17V-5 ishte ngritur këtë mëngjes nga distrikti Seruyan në provincën Kalimantan Qendror për të marrë pjesë në një operacion zjarrfikës në Parkun Kombëtar Tanjung Puting, një zonë e mbrojtur ku jetojnë kafshë të rrezikuara.
„Aksidenti ndodhi gjatë një operacioni për nxjerrjen e ujit. Dy anëtarë të ekuipazhit u gjetën të vdekur, pesë u shpëtuan, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për të gjetur një person të zhdukur”, tha ushtria indoneziane në një deklaratë.
Zjarret dhe mjegulla toksike
Zjarret në pyje kanë qenë të shumta prej muajsh në Borneo dhe Sumatra, si dhe në provincën e Papuas. Një mjegull toksike është përhapur në të gjithë rajonin e gjerë: nga Malajzia dhe Singapori, deri në Filipine dhe Timorin Lindor.
Burimi: euronews.al









