Real Madridi fitoi 3:2 ndaj AEK Athinës në ndeshjen e zhvilluar në Greqi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Skuadra vendase nisi më mirë takimin dhe doli në epërsi në minutën e 12-të, me golin e Aboubakary Koitës, pas asistimit të Luka Joviqit.
Barazimi dhe rikthimi i AEK-ut
Jude Bellingham barazoi rezultatin në minutën e 32-të, por AEK-u arriti ta rikthejë epërsinë në pjesën e dytë.
Real Madridi reagoi sërish dhe Kylian Mbappe realizoi për 2:2, duke e mbajtur skuadrën madrilene në lojë për fitoren.
Goli i Valverdes në minutat shtesë
Kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në fushë hyri Fede Valverde. Mesfushori uruguaian, i ardhur nga stoli i rezervave, realizoi një gol spektakolar në minutat shtesë, duke vulosur fitoren 3:2 të Real Madridit. /Insajderi.org/
https://t.co/QhPjjnTLea
— 𝐹𝑜𝓁𝓁𝑜𝓌 @MMajeedx (@mmtv6020) November 4, 2026
Burimi: insajderi.org









