Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Këmbësori i përplasur nga makina në aksin Levan-Vlorë humb jetën në spital

Këmbësori i përplasur nga makina në aksin Levan-Vlorë humb jetën në spital
Foto: lajmifundit.al

Aksidenti në aksin Levan–Vlorë

Ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Fierit 75-vjeçari Baftjar Shahaj, i cili u aksidentua më herët në aksin rrugor Levan–Vlorë.

I moshuari ishte transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Njoftimi i policisë

Sipas informacionit paraprak të policisë, këmbësori ishte identifikuar fillimisht si 74-vjeçar, banues në fshatin Levan, ndërsa automjeti që e përplasi drejtohej nga një 58-vjeçar.

“Rreth orës 18:00, në aksin rrugor Levan–Vlorë (rruga e vjetër), automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., 58 vjeç, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. Sh., 74 vjeç, banues në fshatin Levan, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Fier për ndihmë mjekësore.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Nga testi i alkoolit, 58-vjeçari rezultoi se nuk kishte konsumuar alkool.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, njoftoi policia më herët.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha