Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Shëndetësi

Shtohen rastet e viroza, Kukësi regjistron mbi 100 vizita në ditë

Shtohen rastet e viroza, Kukësi regjistron mbi 100 vizita në ditë
Foto: rtsh.al

Sezoni i vjeshtës ka sjellë një rritje të ndjeshme të numrit të personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Kukësit. Sipas mjekut Besnik Lleshi, aktualisht paraqiten mbi 100 pacientë në ditë.

Ngarkesa e madhe në spital

“Shumë e ngarkuar. Kryhen afërsisht rreth 100 vizitat e të rriturit. Nuk bëj fjalë për numrin e vizitave pediatrike”, deklaroi mjeku.

Pacientët thonë se marrin shërbimin në kohë, ndërsa pjesa më e madhe e personave që paraqiten për ndihmë janë të moshuar.

Këshilla për qytetarët

Mjeku u bën apel qytetarëve që, pavarësisht ngarkesës në spital, të drejtohen fillimisht te mjeku i familjes, i cili mund të vlerësojë gjendjen dhe nevojën për trajtim të mëtejshëm.

Një tjetër këshillë, veçanërisht për personat e moshës së tretë, është shmangia e ambienteve publike dhe të mbipopulluara, për të ulur rrezikun e infektimit.

“Duhet të orientohen të gjithë pacientët tek mjeku i familjes se po e anashkalojnë”, shtoi mjeku.

Vjeshta dhe dimri përbëjnë periudhën më të ngarkuar për spitalin, për shkak të shtimit të virozave sezonale dhe rritjes së kërkesës për shërbime mjekësore.

/RTSH/

Burimi: rtsh.al

Të fundit Të gjitha