Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Shpërthim në Elbasan: gjendet viktima e dytë nën rrënoja

Shpërthim në Elbasan: gjendet viktima e dytë nën rrënoja
Foto: shqiptarja.com

Pas disa orësh kërkimesh u gjet trupi i viktimës së dytë të shpërthimit të fuqishëm në një pallat në Elbasan. Hamit Ibro, 69 vjeç, rezultonte i zhdukur që nga momenti i shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan për orë të tëra kërkimet për ta gjetur nën rrënojat e pallatit.

Hamit Ibro, 69 vjeç, është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në lagjen “Beqir Dardha” në Elbasan.

Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës. Ai rezultonte i zhdukur që nga momenti i shpërthimit, ndërsa ekipet e emergjencës vazhduan për orë të tëra kërkimet për ta gjetur nën rrënojat e pallatit.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së mërkurës. Rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët, paraprakisht dyshohet si pasojë e një bombole gazi.

Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve, gjë që bëri që fëmijët, të rriturit dhe të moshuarit të evakuoheshin menjëherë, përveç një 83-vjeçareje që nuk arriti të dilte nga godina, e cila u përfshi nga zjarri.

Dëmtime në pallatin në Elbasan, Llatja: Evakuohen të gjitha familjet, një pjesë e godinës shpallet e pabanueshme

Kryebashkiaku i Elbasanit, Gledian Llatja, dha detaje mbi situatën në pallatin e prekur nga zjarri dhe shpërthimi, ku një pjesë e godinës pësoi dëmtime të rënda strukturore. Ai njoftoi se zjarri është shuar dhe se të gjitha familjet janë evakuuar.

Llatja informoi gjithashtu se një pjesë e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa të tjerët në konviktet e studentëve në Elbasan.

Për vlerësimin e dëmeve dhe sigurinë e godinës pritet edhe ndërhyrja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit.

“Zjarri është fikur, ndërsa kërkimet vazhdojnë nga strukturat e Emergjencave Civile dhe grupet e kërkim-shpëtimit. Aktualisht, të gjitha familjet janë evakuuar dhe nuk ka asnjë familje në pallat. Pjesa më e madhe e banorëve janë strehuar te të afërmit, ndërsa pjesa tjetër në konviktet e studentëve në Elbasan.

Pritet që në terren të mbërrijnë edhe strukturat e Institutit të Ndërtimit për të verifikuar gjendjen e strukturës së pallatit në tërësi. Sipas vlerësimeve paraprake të inxhinierëve, një prej sektorëve është bërë i pabanueshëm, por problematika strukturore janë konstatuar edhe në pjesën tjetër të pallatit.” – u shpreh Llatja.

Burimi: shqiptarja.com

Të fundit Të gjitha