Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan: humbin jetën dy persona, nisin hetimet

Shpërthimi në Elbasan: humbin jetën dy persona, nisin hetimet
Foto: kohajone.com

Hamit Ibro, 69 vjeç, është viktima e dytë e shpërthimit të fuqishëm në një pallat pesë katësh në qytetin e Elbasanit. Trupi i pajetë i 69-vjeçarit u gjet nën rrënojat e godinës.

Hetimi dhe vlerësimi i godinës

Ndërkohë, ekspertë të Policisë dhe Prokurorisë kanë nisur punën për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes. Në vijim pritet mbërritja e specialistëve të Institutit të Ndërtimit, të cilët do të kryejnë një tjetër vlerësim të gjendjes së godinës.

Bashkia e Elbasanit ka deklaruar se, në bashkëpunim me institucionet e tjera përgjegjëse, do të marrë të gjitha masat e nevojshme për strehimin e banorëve të prekur nga ngjarja, si dhe për ndërhyrjet e mëtejshme që do të kërkohen në varësi të vlerësimit të situatës.

Zjarri dhe evakuimi

Ngjarja e rëndë u shënua të mërkurën (4 nëntor), ku rreth orës 14:00, apartamenti i 69-vjeçarit u përfshi nga flakët, paraprakisht dyshohet si pasojë e bombolës së gazit.

Flakët u përhapën edhe në pjesë të tjera të kateve dhe kjo bëri që fëmijë, të rritur dhe të moshuar të evakuoheshin menjëherë, përveç një 82-vjeçareje që nuk arriti dot të dilte nga godina e cila u përpi nga zjarri.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha