Në Holin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani” në Prishtinë, të premten, më 6 nëntor, në orën 11:00, do të hapet ekspozita “Kosova e Kadaresë”, e kushtuar 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit të njohur shqiptar, Ismail Kadaré.
Ekspozita synon të sjellë në vëmendje lidhjen e veçantë të Kadaresë me Kosovën, përmes librave, shkrimeve dhe dokumenteve të përzgjedhura nga arkivi i tij personal.
Ajo organizohet nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” dhe Shtëpia Studio Kadare – Bashkia Tiranë./KultPlus.com
Burimi: kultplus.com










