Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Moti sot: reshje shiu dhe vranësira në gjithë vendin

Moti sot: reshje shiu dhe vranësira në gjithë vendin
Foto: balkanweb.com

Parashikimi i motit për sot

Sot vendi do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe alternime të herëpashershme kthjellimi me diell.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë të pranishme në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë ditës, reshjet do të jenë të herëpashershme dhe me intensitet të ulët, ndonjëherë me shtrëngata të shkurtra, kryesisht në qendër dhe jug. Pas orëve të mesditës, reshjet vazhdojnë, por me intensitet kryesisht të ulët, përgjatë reliefeve malore në juglindje dhe lokalisht në veri.

Era

Era pritet të fryjë nga juglindja drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare 5 m/s përgjatë vijës bregdetare. Në luginat, era mund të arrijë deri në 15 m/s.

Burimi: www.balkanweb.com

Të fundit Të gjitha