Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur për kandidaturën e përfolur të Arbër Hajdarit për Bashkinë e Tiranës.
Qëndrimi për kandidaturën e Hajdarit
Braçe shprehet i hapur ndaj kandidaturës, por vetëm nëse ajo del si rezultat i një gare brenda partisë.
Ori Nebiaj: “Çfarë mendimi keni për kandidaturën e Arbër Hajdarit për Bashkinë e Tiranës, edhe si është socialist i vjetër, mbahet mend që fëmijë me FRESSH-in?”
Erion Braçe: “Nuk është puna ime. Në rast se do të ketë garë dhe do të jemi përballë, e mirëpres. Garë për të qenë kandidat. Habibi në Amerikë mundi fillimisht një kandidat brenda partisë së tij. Pyetjen për Arbrin po e lë menjanë. Dua t’i flas socialistëve në radhë të parë, më pas gjithë qytetarëve të Tiranës. Cilindo që ka një ambicie e shoh si potencial.
Dritëro Agolli dhe përjashtimet nga partia
Braçe thotë se në PS do ta riktheje Dritëro Agollin, sepse sipas tij kishte qëndrimet e veta dhe jo të partisë. Ai shton se Agolli do të ishte i mirëpritur në parti dhe në parlament në çdo moment, dhe kujton se ai i shprehte mendimet edhe kur ishte në minoritet në sallë.
Për përjashtimet, Braçe thotë se është kundër tyre. Sipas tij, kushdo është i lirë të qëndrojë ose të largohet. Ai përmend miqtë e tij të ngushtë në parti dhe thotë se problemi i sotëm në debatin publik janë rrjetet sociale, të cilat, sipas tij, funksionojnë kryesisht për të sharë njerëz.
Çështje ekonomike dhe sociale
Braçe thotë se vetë bën pazarin dhe përmend se kilogrami i domates ishte 180 lekë. Ai përmend gjithashtu se kur ka folur për ligjin mbi ciklin menstrual në grupin parlamentar, kolegët e tij e kanë shikuar me çudi. Sipas tij, çështja ka lidhje edhe me shëndetin seksual dhe riprodhimin.
Ai thotë gjithashtu se ka marrë përgjigje se disa ligje dhe projekte po humbasin në komisionet e tenderave, ku, sipas tij, gjenden arsye për të mos i firmosur.
Burimi: lajmifundit.al










