Kuvendi do të rinisë sot punën për Reformën Zgjedhore. Pas muajsh pezullimi, komisioni i posaçëm do të rishikojë formulën e përfaqësimit në Këshillat Bashkiakë, pas ndarjes së re territoriale. Mbledhja mbahet në orën 13:00.
Rekomandimet ndërkombëtare
Palët do të duhet të adresojnë edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit Evropian për një reformë të thellë zgjedhore, e cila nuk duhet të përfshijë vetëm dy partitë e mëdha, PD dhe PS, por edhe partitë e tjera.
Pozicionet e partive
Propozimi i PD është për lista 100% të hapura, edhe në zgjedhjen e këshillave bashkiakë. Ndërsa socialistët ende nuk e kanë një propozim mbi sistemin zgjedhor, por kanë paralajmëruar se nëse nuk gjendet një rrugë e dakordësuar, do të vazhdojnë reformën vetëm.
Afati kohor
Komisioni duhet të nxitojë, pasi në fund të muajit i përfundon mandati, dhe mazhoranca ka paralajmëruar se nuk do të ketë shtyrje.
Burimi: shqiptarja.com










