Në mbledhjen e radhës, Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës së seancës së ardhshme plenare, si dhe çështje të tjera.
Ndër temat e planifikuara për seancë është interpelanca me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, për rastin e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti pa terapi për katër muaj, dhe mungesën e barnave onkologjike.
Deputetët do të trajtojnë gjithashtu mocionin përmbajtjesor mbi situatën në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Në rendin e punës së Kryesisë janë edhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar dhe shqyrtimi i propozimeve e kërkesave të ndryshme.
Burimi: www.albeu.com









