Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Aktualitet

Reshje shiu dhe vranësira këtë pasdite e në mbrëmje

Reshje shiu dhe vranësira këtë pasdite e në mbrëmje
Foto: kohajone.com

Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

E diela e sotme parashikohet të sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Shqipëri. Vranësirat do të shtohen gjatë pasdites, me reshje shiu në disa qytete, kryesisht pasdite dhe në mbrëmje.

Në Tiranë, temperatura pritet të arrijë rreth 18°C në mesditë. Pasditja do të jetë kryesisht e vranët, ndërsa në mbrëmje parashikohen reshje të herëpashershme shiu.

Në Shkodër, temperaturat do të ngjiten deri në 14°C, me mundësi reshjesh gjatë pasdites. Në Vlorë, maksimumi pritet të arrijë 20°C, ndërsa shiu parashikohet në orët e mbrëmjes.

Në Korçë, mëngjesi do të jetë i ftohtë, rreth 2°C, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të arrijnë 11°C. Reshje të herëpashershme mund të ketë në mbrëmje. Në Kukës, parashikohen kthjellime paradite dhe shtim vranësirash pasdite, me maksimum rreth 14°C.

Burimi: kohajone.com

Të fundit Të gjitha