Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Sport

Maran zgjedh 27 futbollistë për sfidat e Shqipërisë

Maran zgjedh 27 futbollistë për sfidat e Shqipërisë
Foto: lajmifundit.al

Trajneri i kombëtares shqiptare, Rolando Maran, ka shpallur listën me 27 futbollistë për dy ndeshjet e radhës në „UEFA Nations League”. Thomas Strakosha nuk ka arritur të rikuperohet në kohë dhe do të mungojë sërish, ashtu si në dy sfidat e mëparshme. Në vend të tij, Maran ka ftuar përsëri Etrit Berishën.

Në listë ka edhe disa ndryshime të tjera. Pas rikuperimit nga dëmtimi rikthehet Arlind Ajeti, ndërsa Qazim Laçi është sërish i gatshëm për kuqezinjtë, pasi mungoi në dy ndeshjet e fundit për shkak të problemeve fizike. Një risi është thirrja e parë për Ysni Ismailajn, futbollistin e Dinamos.

Në listë rikthehet gjithashtu Klevi Qefalija, edhe ai pjesë e skuadrës dinamovite të drejtuar nga Ilir Daja. Pjesa tjetër e grupit mbetet e pandryshuar, me Maran që do të ketë në dispozicion 27 lojtarë për dy përballjet e nëntorit. Kuqezinjtë do ta nisin aventurën e nëntorit me ndeshjen ndaj Finlandës, që do të luhet më 12 nëntor, në stadiumin „Air Albania”, në orën 20:45.

Më pas, Shqipëria do të udhëtojë drejt Budapestit, ku më 15 nëntor do të përballet me Bjellorusinë, në stadiumin „Illovszky Rudolf”, në orën 18:00.

Lista e futbollistëve të grumbulluar

Portierë: Etrit Berisha, Alen Sherri, Mario Dajsinani.

Mbrojtës: Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Ardian Ismajli, Klisman Cake, Samuele Sina, Elseid Hysaj, Ysni Ismaili, Mario Mitaj, Stavro Pilo, Naser Aliji.

Mesfushorë: Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Luis Hasa, Feta Fetai, Klevi Qefalija, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Taulant Seferi.

Sulmues: Rey Manaj, Myrto Uzuni, Mirlind Daku, Cristian Shpendi.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha