Reagimi i deputetit Agron Shehaj:
Lajm i jashtëzakonshëm sot, ndërkohë që protestuesit janë këtu dhe përplasen me policinë.
SPAK ka bërë me dije me një njoftim se Edi Rama është zyrtarisht në hetim.
Hetimi lidhet me Albanian Files
Hetimi është për Albanian Files. Ky është dokumenti ku të gjithë morën vesh se si Edi Rama ndante me arkitektët dhe me miqtë e tij Shqipërinë.
Një pjesë ia jepte njërit, një pjesë tjetrit.
Një nga arkitektët arriti deri aty sa t’i thoshte Edi Ramës: “Ti duhet të bëhesh mbret, nuk ka nevojë Shqipëria për zgjedhje”.

Një lajm që, sipas tij, ka rëndësi për të ardhmen
Ky është një lajm shumë i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, sepse më në fund askush nuk është i paprekshëm në Shqipëri, as Edi Rama, dhe vendi i tij është para drejtësisë.
Burimi: kohajone.com










