Kalo te përmbajtja

Lajme të shpejta, të verifikuara dhe të paanshme

Lajm i fundit
Politikë

Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë protestën

Protestuesit përplasen me demokratët: Nuk ua lëmë protestën
Foto: lajmifundit.al

Protesta para Ministrisë së Arsimit

“Arresto Berishën”, “Berisha në burg, Rama në burg” dhe “Poshtë komunistët” ishin disa nga thirrjet me të cilat protestuesit pritën militantët e PD-së para Ministrisë së Arsimit.

Ata refuzuan sërish të bashkoheshin me demokratët dhe u kërkuan të largoheshin me thirrjet “Ik, ik, ik!”. Mes thirrjeve u dëgjuan edhe “Poshtë sekretari i partisë”, “Shqipëria e shqiptarëve” dhe “Vdekje tradhtarëve”.

Akuzat ndaj Partisë Demokratike

Në përplasjen me demokratët, disa protestues akuzuan PD-në se po përpiqej t’ua merrte protestën. “Këta duan të rrëmbejnë protestën si në ’90.

Ne jemi kundër klasës së vjetër politike, Ramës dhe Berishës”, tha një protestues, i cili më pas u shty nga militantët e PD.

Ai tha se kundërshtimin e kanë me deputetët e PD-së dhe jo me demokratët.

Burimi: lajmifundit.al

Të fundit Të gjitha