Roma e Gian Piero Gasperinit ka fituar 3-0 ndaj Sassuolo në sfidën e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 11-të në Serie A.
Gola e parë dhe e dyta
Sfida u zhbllokua në minutën e 27-të, ku pas një kombinimi të bukur mes Mario Hermoso dhe Donyell Malen, në fund ishte mbrojtësi spanjoll që dërgoi topin në rrjetë, pas depërtimit të bukur në zonë. SHIKOGOLIN1
Në minutën e 30-të, verdhekuqtë dyfishojnë shifrat. Goditja e Malen devijohet në portë nga polaku Sebastian Walukieëicz. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Romën. SHIKOGOLIN2
Goli i tretë dhe renditja
Në minutën e 58-të, ishte radha e Rodrigo Mora për të gjetur golin, pas asistit të Malen. Roma fiton 3-0 dhe ngjitet në vendin e dytë me 27 pikë, 1 pikë më pak se Lazio kryesuese. SHIKOGOLIN3
Burimi: telesport.al










